- 03 - 06 - 2023
Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën në Turqi dhe bashkatdhetari i tij u plagos. Incidenti ndodhi mbrëmë, në zonën Zeytinburnu, në Stamboll, rreth orës 21:00, njoftuan mediat turke. Sipas informacioneve, eventi fatkeq ndodhi pas një grindjeje mes dy grupeve. Si rezultat, 19-vjeçari Serxho Sharra humbi jetën si pasojë e goditjve me thikë, ndërsa shoku i tij, shtetasi me inicialet B.M., u plagos rëndë.
Ndërkohë grindja mes dy grupeve filloi për arsye banale dhe përfundoi me pasoja të rënda për të riun shqiptar. Nga ana e tij i plagosuri tjetër po lufton me vdekjen. Policia turke po heton incidentin në mënyrë që të zbulojë se çfarë ndodhi dhe çka e shkaktoi ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë një konflikt tjetër fizik duket se është përkeqësuar në përdorimin e thikave këtë të martë pasdite, në Elbasan. Incidenti ka ndodhur mes dy të rinjve në lagjen "Kongresi i Manstirit".