Covid-19: Regjistrohet një vdekje në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të hënë vetëm 6 raste të reja dhe 1 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit duke konfirmuar në këtë mënyrë rekord të rasteve të ulëta, që prej muajsh më parë. Sipas Ministrisë, janë konfirmuar raste pozitive në bashkitë vijuese 2 raste në Tiranë, 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas. Aktualisht 39 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet Covid nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 433.

Covid

“Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, beteja me Covid-19 nuk u fitua nga 1 qytetar nga Kolonja, 70 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Gjatë 24 orëve të fundit, 123 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të kuruarve në 129,431, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve, që të mos lënë pas dore asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim mjekun e familjes për të kryer testimin, si dhe të ndjekin trajtimet në banesë. Kontaktoni numrin telefonit të Urgjencës Kombëtare 127 për çdo rekomandim urgjence ose spitali”, njoftoi Ministria.