Mesazh Rusisë, SHBA dhe aleatët e NATO-s stërvitje në ajër

Është Dita Përkujtimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga festat më të rëndësishme të vendit, por për avionët B-52 Stratofortress ka pak kohë për festime ose përkujtime. "Ne po furnizonim me karburant një B-52, që po kryente një operacion të NATO-s në hapësirën ajrore të Organizatës së Atlantikut të Veriut", u shpreh kapiteni Todd Berglund në bordin e një KC-135 të Forcave Ajrore të SHBA-së. "Kjo përpjekje zhvillohet shpesh dhe është bërë e zakonshme, është profesioni ynë", deklaroi ai.

NATO

"Do të praktikohen shumë metodat e përgjimit, kështu që nëse do të duhen të kryhen operacione të tjera, do të jemi në gjendje të kuptojmë nëse avionë të një vendi tjetër po hynë në hapësirën ajrore të NATO-s", theksoi Kapiten Berglund. Operacioni i së hënës ishte pjesë e një stërvitje të madhe të NATO-s, e drejtuar nga task forca bombarduese e Forcave Ajrore të SHBA-së. Ky operacion me rreth 100 avionë nga 22 vende anëtare të NATO-s do të bashkohen për të fluturuar mbi të gjitha vendet, që përbëjnë aleancën e Atlantikut të Veriut, në një hark prej 12 orësh.

NATO

"Misionet bombarduese demonstrojnë besueshmërinë e forcave tona për të adresuar një mjedis global sigurie", deklaroi gjeneral Jeff Harrigian, komandant i Komandës Ajrore Aleate të NATO-s. "Misioni i sotëm është një demonstrim i mrekullueshëm i NATO-s dhe së bashku nuk ka asnjë sfidë, që nuk mund ta përballojmë", theksoi ai. Ndërsa përgjimi nga avionët RAF mbi qiellin britanik ishte thjesht një praktikë, kur Forcat Ajrore të SHBA-së fluturojnë mbi pjesë të Evropës Lindore duke përfshirë Balltikun ose Detin e Zi, shpesh ndeshen me avionë rusë. Për momente si këto po stërviten Kapiten Berglund dhe ekuipazhi i tij.

Etiketim

Rusi Nato SHBA