SI U KTHYE AVIONI NË…SHTËPI !!!

Bruce Campell, një inxhinier elektrik 64-vjeçar ka pasur gjithmonë një vizion tepër krijues. Kur ishte i ri, ai bleu një tokë prej 10 hektarësh për 23,000 dollarë në pyjet e Hillsboro, Oregon me një vizion shumë të qartë. Ai mori një avion të vjetër dhe një pjesë të madhe toke dhe e shndërroi atë në shtëpinë më unike në planet.

Që kur ishte i ri, Campbell ka pasur një prirje që objektet e përdorura t’i kthente në të reja. Plani i tij për këtë pjesë toke ishte ta përdorte atë vend për të ndërtuar një shtëpi për vete.

Në vitin 1999, Campbell vendosi të blinte një avion Boeing 727 nga Olympic Airways për një shumë prej 100,000 dollarë. Kur ai e kishte blerë avionin, i duhej të transportonte. Meqenëse avioni duhej të importohej nga Athina, ky transport doli të ishte tepër i kushtueshëm. Kostot e transportit përfundimisht u shtuan në rreth 120,000 dollarë.

 

Brenda avionit ndodhen të gjitha komoditetet që mund të nevojiten. Shumë nga elementët origjinalë të avionit janë mbajtur siç kanë qenë më parë, si disa nga vendet origjinale, si dhe tualeti. Campbell madje shtoi një makinë larëse dhe një lavaman.

Boeing 727 ofron shumë hapësirë, por Campbell jeton mjaft modestisht në shtëpinë e tij të pazakontë. Ai fle në një shtrat, gatuan duke përdorur një mikrovalë, konsumon kryesisht drithëra dhe ushqime të konservuara dhe ndërton vetë shumë pajisje të improvizuara.

Etiketim

lajmi