Impianti i parë diellor lundrues fillon operacionet tregtare në Shqipëri

Gjeneratori evropian i energjisë së rinovueshme Statkraft, në bashkëpunim me furnizuesin norvegjez Ocean Sun ka filluar operacionet tregtare në njësinë e parë të projektit diellor lundrues në Shqipëri. Projekti i vendosur në rezervuarin e Banjës në Shqipëri, ku Statkraft po operon me hidrocentralin prej 72MW. Pas përfundimit me sukses të njësisë së parë diellore lundruese, impianti tani po gjeneron energji të rinovueshme dhe po përçon energjinë në rrjetin kombëtar të energjisë elektrike në Shqipëri.

Banja

Njësia e parë, e përbërë nga 1536 panele diellore ka një kapacitet prej 0.5 MWp dhe mbulon një sipërfaqe prej pothuajse 4,000 metra katrorë. Përveç kësaj, 160 panele diellore janë vendosur në tokë. Projekti është unik pasi përdor teknologjinë e membranës së Ocean Sun.

Modulet diellore janë montuar në membrana hidro-elastike dhe ofrojnë përfitime me kosto dhe performance, që nuk shihen në shumë sisteme të tjera lundruese PV. Projekti pritet të vazhdojë fazën e dytë të zbatimit gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021, ku tre njësi shtesë lundruese do të instalohen, me një kapacitet shtesë të kombinuar prej 1.5MWp. “Impianti Diellor Lundrues i Banjës është një shembull konkret për integrimin e mëtejshëm të burimeve të ndryshme të energjisë së rinovueshme”, deklaroi Rigela Gegprifti, kryetarja e Statkraft në Shqipëri.