Kryeministri Edi Rama në vizitë zyrtare në Budapest

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje mbi vizitën e tij zyrtarë në Hungari duke njoftuar se ai është ftuar nga homologu i tij Kryeministri Viktor Orban për një vizitë pune. Fokusi i këtij takimi do të jetë bashkëpunimi dypalësh në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe në progresin e integrimit evropian. Kreu i qeverisë shqiptare ka në plan të vizitojë edhe Rumaninë dhe Bullgarinë.

Rama

"Budapest, me ftesë të Kryeministrit Viktor Orban për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit evropian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur", theksoi Rama në mediat sociale. Vizita e Ramës do të jetë dyditore. Në vitin 2019, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Pzijjarto zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama. Në atë kohë, Hungaria shprehu angazhimin për të punuar në mbështetje të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Rama

Më herët kryeministri i Shqipërisë zhvilloi një vizitë dyditore në Turqi. Sipas Ramës, vizita në Turqi lidhej “me ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrave dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologjinë digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji dhe transport”.