Rama-Orban diskutojnë mbi bashkëpunimin politik Shqipëri-Hungari

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë pune në Hungari, ku ka biseduar të martën lidhur me bashkëpunimin politik mes Shqipërisë dhe Hungarisë me homologun e tij hungarez, Viktor Orban. Në një deklaratë për mediat, Kryeministri Orban tregoi të gjitha diskutimet, që zhvilloi me Kryeministrin Rama, ku fokusi ishte integrimi i Shqipërisë në BE. Orban theksoi se Hungaria mbështet plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane duke shtuar se kjo është në interes të të gjitha palëve.

Rama

“Çështja që diskutuam sot është bashkëpunimi politik mes dy vendeve, po i afrohemi 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe dëshirojmë ta festojmë. Nuk ka ndryshime të mëdha mes dy vendeve, më e rëndësishmja është anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Hungaria është mbështetëse dhe e përkushtuar që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së”, deklaroi kryeministri Viktor Orban.

Rama

“Pa vendosur anëtarësimin për këtë pjesë të Evropës, ne nuk kemi asnjë stabilitet. Pastaj kemi negociuar për çështje ekonomike, jemi mjaft të lumtur që jemi në gjendje të gjejmë projektin kryesor që është banka OTP, e mirëpritur nga Shqipëria. Kemi një investim të madh në Shqipëri. Do të dëshiroja të theksoja edhe një herë se Hungaria është plotësisht e përkushtuar që Shqipëria të arrijë anëtarësimin në BE", shtoi ai.