Parlamenti voton shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Parlamenti i Shqipërisë votoi të Mërkurën raportin përfundimtar të Komisionit hetimor, që kërkon shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kryeministri Edi Rama theksoi këtë të Mërkurë se Parlamenti duhet të shkarkojë Presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili sipas tij ka shkelur Kushtetutën. Për Kryeministrin Rama, Ilir Meta ka humbur plotësisht dhe perfundimisht të gjitha shanset, që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për t'u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore dhe që Shqipëria nuk mund të mbështesë më Ilir Metën.

Ilir Meta

“Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka shëmbur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA”, deklaroi Edi Rama.

Edi Rama

Mësohet se 104 deputetë votuan pro, ndërsa 7 votuan kundër dhe vetëm dy abstenuan. Tani e tutje fati i Presidentit shqiptar është në dorën e Gjykatës Kushtetuese, institucioni, që ka vendimin përfundimtar. Ilir Meta është i vetmi president në historinë e Shqipërisë i shkarkuar nga Parlamenti.

Parlamenti