Durrës: drejtuesi i ri përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, në Sukth të Durrësit. Aksidenti rezultoi me vdekjen e një personi. Policia zbuloi se një automjet i tipit BMW, e drejtuar nga një 20-vjeçar u përplas me një këmbësor 72-vjeçar me inicialet N.L. Viktima humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda. Pas ngjarjes së rëndë, drejtuesi u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Policia

Prova e kryer rezultoi se ai nuk kishte përdorur pije alkoolike, për sa i përket zbatimit të ligjit. Ndërkohë, grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes. Tashmë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. “Më 09.06.2021, rreth orës 19:00 në Sukth, Durrës shtetasi me inicialet A.A., 20 vjeç, i cili po drejtonte një automjet të tipit ‘BMW’, plagosi një këmbësor, shtetasin N.L., 72 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën”, njoftoi policia.