GJARPËRINJTË MË VDEKJEPRURËS NË TOKË

Të rrëshqitshëm dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm. Bëhet fjalë për gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë. Ka 3,000 specie gjarpërinjsh në të gjithë globin. Por, vetëm rreth 400 janë veçanërisht helmues. Vetëm një dozë e vogël nga helmi i tyre mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit. Po si ta kuptojmë se cilët gjarpërinj hyjnë në kategorinë vdekjeprurëse?  

  1. Mbreti Kobra

Në të gjithë Azinë dhe xhunglat e Indisë, ju do të gjeni Mbretin Kobra, gjarprin më të gjatë, më helmues në botë, që rritet deri në 18,8 metra. Helmi i tij mund të paralizojë dhe të vrasë një elefant, në vetëm disa orë.

  1. Nëpërka e përshkallëzuar

Gjendet në Indi, Kinë dhe Azi këto nëpërka shfaqen gjatë natës. Plaga e shkaktuar nga kafshimi fryhet dhe viktima do të fillojë të ketë gjakderdhje nga goja, pasi presioni i gjakut bie, dhe rrahjet e zemrës ngadalësohen. Nëse nuk trajtohet shpejt shkakton vdekje brenda vetëm një dite ose mund të vuani nga agonia për më tepër se dy javë.

  1. Mamba e zezë

Vdekjet e panumërta shkaktohen nga Mamba e Zezë në të gjithë Afrikën. Ajo është e njohur për aftësinë e jashtëzakonshme goditëse dhe dendësinë e helmit. Për më tepër duhet të përmendim se ata mund të godasin deri në 12 herë radhazi dhe çdo pickim i vetëm sjell sasi të bollshme të neurotoksinave vdekjeprurëse.  Këto gjarpërinj mund të pompojnë mjaft helm ndaj viktimës dhe vetëm një pickim mund të vrasë. Nëse nuk trajtohet, pickimi është fatal.

  1. Gjarpri i gjelbërt

Ky gjarpër është përgjegjës për shumë vdekje në të gjithë globin, por kryesisht në Afrikën e Jugut dhe Afrikën Subsahariane. Jo vetëm që janë të shpejtë, por gjithashtu mund të ngjiten në pemë dhe janë të mbushur me toksina helmuese. Mund të hapin mprehtësisht nofullat e tyre deri në 170 gradë.

  1. Gjarpërinjtë e Zi Tigër

Posedojnë një dozë vdekjeprurëse të helmit. Viktima mund të vdesë nga një pickim brenda pak minutash. Simptomat e një pickimi përfshijnë mpirje, djersitje dhe ndjesi shpimi.

Etiketim

lajmi