Takim i Edi Ramës me kryeministrin grek Mitsotakis në samitin e NATO-s

Janë zbardhur detajet ditën e hënë nga takimi i Kryeministrit Edi Rama me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis në Samitin e NATO-s në Bruksel. Sipas të përditshmes greke "Kathimerini", të dy kryeministrat ranë dakord për të përshpejtuar negociatat për të përfunduar marrëveshjen e përbashkët, që synon referimin e shënjimit të zonave detare të të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë. Për më tepër, të dy liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Rama

Shefi i Qeverisë falënderoi Kryeministrin Grek për shpërndarjen falas të 20,000 vaksinave, të cilat u shpërndanë ditën e hënë në Shqipëri. Nga ana e tij, kryeministri Mitsotakis përsëriti interesin e përhershëm të Shqipërisë në Pakicën Kombëtare Greke si dhe në përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe çështjeve ligjore, të cilat janë ndër parakushtet e BE-së. Në fund, Kryeministri Grek përgëzoi Kryeministrin Rama për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dy vitet 2022-2023.

Jens

Ndërsa me interes të veçantë pritet edhe takimi i Mitsotakis me presidentin turk Erdogan. Liderët do të mblidhem ditën e hënë në Bruksel, për herë të parë, që nga viti 2018. Takimi i nivelit të lartë do të hapë një kapitull të ri në historinë e aleancës duke rënë dakord mbi një agjendë ambicioze dhe largpamëse të NATO-s për vitin 2030.