Takim i Ambasadorit të BE-së me Lulzim Bashën pas rizgjedhjes si kryetar i PD-së

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca zhvilloi një takim të martën me Lulzim Bashën në selinë blu, pasi ky i fundit u rizgjodh si Kryetar i Partisë Demokratike (PD). Gjatë takimit të tyre, të dy zyrtarët biseduan për situatën aktuale politike përpara legjislaturës së re me shumicë socialiste, që fillon shtatorin e ardhshëm dhe hapat e ardhshëm në kuadrin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Basha

"Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zhvillova një takim sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re, që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, deklaroi Ambasadori Soreca.

Basha

Pasi u ri-konfirmua si Kryetar i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha u drejtua të hënën anëtarëve të subjektit politik, të cilët votuan për të në zgjedhjet e brendshme të 13 qershorit. Kryetari i PD-së falenderoi Demokratët për mbështetjen. Ai vuri në dukje se votat në favor të tij janë një shprehje e qartë e besimit të tyre në rrugën drejt ndryshimit. Lulzim Basha u konfirmua në pozicionin drejtues të PD-së me 32882 vota. Kandidati i dytë më i mbështetur ishte Agron Shehaj me 6038 vota, i ndjekur nga Edit Harxhi me 983 vota dhe Fatbardh Kadili me 781 vota. Basha mori kryesinë e Partisë Demokratike në vitin 2013.