RUMANI: TË PAKTËN 4 VIKTIMA NGA NJË ZJARR NË NJË SPITAL KU PO TRAJTOHEN PACIENTËT ME COVID-19

Një zjarr në një spital në Bukuresht, ku po trajtoheshin pacientë me Covid-19 ka shkaktuar të paktën katër viktima.

Zjarri shpërtheu në katin e parë të spitalit Matei Bals.

“Një numër i paspecifikuar personash u plagosën para se zjarrfikësit të shuanin zjarrin”, theksuan burimet rumune në një raport.

Disa orë më vonë, ballkone të djegura dukeshin nga spitali, ku autoritetet shëndetësore organizuan fillimin e vaksinimit anti Covid-19 në Rumani.

Shteti ballkanik me rreth 19 milionë banorë ka raportuar më tepër se 700,000 raste dhe 18,000 viktima të shkatuara nga Covid-19.

Etiketim

lajmi