Takim Biden-Putin në Gjenevë

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka konsideruar të Mërkurën bisedimet me homologun e tij amerikan, Joe Biden "tepër konstruktive", pasi theksoi se "nuk kishte armiqësi, por dallime në pozicion". Presidenti rus e ka quajtur Biden një lider ndryshe nga paraardhësi i tij Trump duke shtuar se ai është një "burrë shteti me përvojë". Pas një takimi prej 4 orësh, që u zhvillua në Gjenevë me presidentin amerikan Biden, Kreu i Kremlinit Putini foli në një konferencë shtypi, ku deklaroi se Rusia "u ka dhënë informacion të plotë" Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me sulmet e pretenduara kibernetike. Ai theksoi se SHBA-ja nuk ishte përgjigjur.

Biden

"Besojmë se hapësira kibernetike është shumë e rëndësishme për të dy vendet", shtoi Putini duke iu referuar sulmeve të fundit ndaj një sistemi tubacioni të naftës amerikane në Teksas dhe sulmit ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor të Rusisë. "Unë nuk besoj se administrata amerikane është veçanërisht e interesuar për këtë", deklaroi Putini, duke iu referuar sulmeve në Rusi. "Ajo që duhet të bëjmë është të konsultohemi me ekspertë", shtoi ai. Ndërkohë Putini sugjeroi që palët të bien dakord dhe të kthejnë diplomatët e dëbuar në të dy vendet. Presidenti rus theksoi se të dy liderët kishin diskutuar gjithashtu Ukrainën që ndoshta të bashkohej me aleancën e NATO-s.

Etiketim

Joe Biden Putin Takim