Gjesti i Ronaldos i kushton Coca-Colas 4 miliardë dollarë humbje për 24 orë

Zhvendosja e dy shisheve Coca-Cola nga Cristiano Ronaldo gjatë një konference për shtyp në Kampionatin Evropian ka përkuar me një rënie prej 4 miliardë dollarësh në çmimin e aksioneve të kompanisë së pijeve. Kapiteni i Portugalisë e bëri të qartë se çfarë mendon për pijen e gazuar. Futbollisti 36-vjeçar zhvendosi shishet e Coca-Cola-s larg tij gjatë një konference shtypi në Budapest, ditën e hënë, kur u zhvillua ndeshja e vendit të tij në Grupin F kundër Hungarisë. Ronaldo e ndoqi këtë gjest duke mbajtur një shishe uji përpara se të deklaronte në portugalisht: "Agua!" duke nxitur njerëzit të zgjedhin ujin në vend të Coca-Colas.

Ronaldo

Coca-Cola është një nga sponsorët zyrtarë të Euro 2020. Çmimi i aksioneve të kompanisë ra nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë pothuajse menjëherë pas gjestit të Ronaldos, një rënie prej 1.6%. Vlera e tregut e Coca-Cola shkoi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë - një rënie prej 4 miliardë dollarësh. Një zëdhënës i Euro 2020 deklaroi: "Lojtarëve u ofrohet ujë, së bashku me Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero, pas mbërritjes në konferencat tona të shtypit. Të gjithë kanë të drejtë për preferencat e tyre të pijeve". Të martën, Ronaldo shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Hungarisë duke kaluar përtej francezit të madh Michel Platini si golashënuesi rekord në finalet e Kampionatit Evropian, me 11 gola.

Ronaldo