Vlorë: Një parashutist i huaj plagoset pas gabimeve në ulje

Një parashutist i huaj për pak sa nuk humbi jetën këtë të Premte, në Vlorë. Ai pësoi një aksident ndërsa përpiqej të ulej. Sportisti u përplas me palmat gjigante në shesh. Më pas ka rënë në tokë. Ky gabim mund t’i kushtonte jetën.

Parashutist

Pas rënies nga lartësia, parashutisti ka marrë disa plagë dhe është dëmtuar. Mësohet se ka pasur dhimbje të forta tek pjesa e qafës. Një ambulancë aktualisht pritet të mbërrijë në vendin e ngjarjes për të transportuar parashutistin e plagosur në Spitalin e Vlorës. Mësohet se atleti në fjalë nuk është shqiptar, por një shtetas i huaj. Përveç dëmtimeve në qafë, ai ka treguar se ndjen dhimbje në shumë pjesë të trupit.

Parashutisti