Sekuestrohen 300 kg kokainë në Portin e Durrësit

Një operacion i përbashkët mes policisë kufitare të Portit të Durrësit dhe policisë kriminale ka çuar në sekuestrimin e rreth 300 kilogramë kokainë brenda një kamioni, të Premten në mbrëmje. Sasia e madhe e drogës u gjet pas një kontrolli të hollësishëm të bërë brenda kamionit me një drejtues nga Maqedonia e Veriut 40 vjeç. Policia zbuloi kokainën brenda disa pakove me logo të markave luksoze.

Durres

Sipas drejtuesit të kamionit, ai nuk ishte në dijeni që në kamion kishte lëndë narkotike duke theksuar se ai merret vetëm me transportin e hekurit. "Nuk kam qenë në dijeni të lëndëve narkotike që gjendeshin në kamion", u shpreh ai. Lënda narkotike ishte vendosur në pjesë të ndryshme të kamionit të ndaluar këtë pasdite në port.

Durres

Autoritetet e policisë tashmë po kryejnë një inspektim të hollësishëm të kamionit për të verifikuar nëse ka ende lëndë narkotike të fshehur brenda tij. Kamioni kishte ardhur në tranzit nga Maqedonia e Veriut dhe po shkonte në Itali. Hetuesit tashmë po bashkëpunojnë me homologët maqedonas për të zbuluar detaje të mëtejshme lidhur me kompaninë, që transporton hekurin dhe rrjetin e transportit të narkotikëve.