Nuk do të ketë bisedime për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

Nënkryetarja e Bashkimit Evropian dhe Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias ka konfirmuar të martën se nuk do të ketë hapje të negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe data e konferencës së parë ndërqeveritare do të shtyhet. Arsyeja prapa këtij ngërçi në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në BE ka qenë vetoja e Bullgarisë. Kjo e fundit po mban veton e saj në fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut, megjithë presionin në rritje nga Bashkimi Evropian.

Paula

Edhe me presidencën Portugeze në BE, Shqipëria dështoi në hapjen e negociatave dhe tani pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në presidencën Sllovene. Të gjitha vendet ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje edhe Hollanda më skeptike dha ‘OK’ për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare. Në muajt e ardhshëm fati i integrimit evropian të Shqipërisë do të mbetet me dialogun Bullgari-Maqedoni të Veriut, vetëm nëse Presidenca Sllovene e BE vendos të ndajë shtegun mes dy vendeve.

EU

Sidoqoftë, Bullgaria ka bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit mes Maqedonisë së Veriut dhe BE që nga Nëntori 2020 mbi mosmarrëveshjet në lidhje me gjuhën, minoritetet etnike dhe çështjet historike. Bullgaria kundërshton nocionin se gjuha maqedonase është formë e veçantë bullgare duke këmbëngulur se ajo është një "dialekt". Sofja që dëshiron që Shkupi të njohë "origjinën Bullgare" të kombit Maqedonas.