Covid-19: Shqipëria arrin të përfundojë rreth një milionë vaksinime

Kryeministri Edi Rama ka bërë pasditen e së martës një bilanc të numrit të vaksinave kundër koronavirusit deri më tani në Shqipëri. Ai njoftoi se numri i të vaksinuarve ka arritur në 900,000 persona. Kreu i Qeverisë Shqiptare publikoi lajmin në një postim në rrjetet sociale, përmes një fotografie me numrin e vaksinave kundër virusit.

Vaksinime

Sidoqoftë, fushata e vaksinimit filloi në janar, ndërsa vaksinat që po aplikohen në Shqipëri janë Pfizer, AstraZeneca, si dhe Sinovac dhe Sputnik V. Ndërkohë, BE-ja ka hequr kufizimet e udhëtimeve me disa vende evropiane duke përfshirë Shqipërinë si një vend që nuk ka rrezik nga Covid-19. Ndërkohë vetëm një person rezultoi pozitiv me Covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, shifra më e ulët, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të vitit 2020.

Vaksina

Nga ana tjetër, 11 qytetarë janë kuruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtejs Sociale u drejtohet qytetarëve që të mos lenë pas dore asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim të kontaktojnë mjekun e familjes.