"Minishengeni Ballkanik": Takim Rama-Vuçiç-Zaev

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një videokonferencë me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaez për të diskutuar lidhur me "Minishengenin Ballkanik". Mësohet se videokonferenca do të zhvillohet më 29 qershor. Sidoqoftë, Kosova ka refuzuar të marrë pjesë në këtë takim pavarësisht ftesës.

Kosova ka refuzuar të gjitha takimet lidhur me "Minishengenin Ballkanik" sa herë që i është bërë ftesa për të marrë pjesë. Në tetor të vitit 2020 Kryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpreh se liderët do të ftonin Kosovën të bashkohet me nismën rajonale Shengen, ndërsa informoi se përmirësimi i bashkëpunimit më të gjerë rajonal do të ishte arsyeja që ai të takohet me dy liderët.

Ballkan

“Në vendin tim, thuhet se ne nuk zgjedhim fqinjët tanë, por ata janë të parët që vijnë në ndihmë. Prandaj, ne presim që Kosova të bashkohet me nismën rajonale, në mënyrë që karakteri i saj gjithëpërfshirës të jetë një përparësi për rajonin, pavarësisht nga çështjet e hapura politike", deklaroi Zaev në atë kohë.

Zëvendës Presidentja e Bashkimit Evropian dhe Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias konfirmoi se nuk do të kisthe hapje të negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe data e konferencës së parë ndërqeveritare do të shtyhet. Arsyeja prapa këtij ngërçi në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në BE ka qenë vetoja e Bullgarisë. Kjo e fundit po mban veton e saj në fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut megjithë presionin në rritje nga Bashkimi Evropian.