Aeroporti i Kukësit fillon fluturimet e para më 9 korrik

Aeroporti i Kukësit do të fillojë zyrtarisht fluturimet e para më 9 korrik. Lajmi është konfirmuar nga kompania zvicerane e fluturimeve "Helvetic Airways", që ka hedhur në shitje bileta nga Zyrihu drejt Kukësit, i njohur ndryshe si "Zayed-North Wings". Nisjet nga kjo e fundit në destinacionet e njoftuara më parë nuk do të vonojnë shumë.

Fluturimet e para nga Aeroporti i Kukësit drejt Zyrihut do të zhvillohen për herë të parë më 14 korrik. Avioni i parë në aeroportin e Kukësit u ul në 18 Prill, pak ditë para përfundimit të fushatës zgjedhore të 25 Prillit, që ia besoi mandatin e tretë qeverisë aktuale. Shumë njerëz kujtojnë ditën kur avioni me të cilin udhëtonte Kryeministri Edi Rama me emigrantët, të cilët vinin nga Anglia, preku tokën e Kukësit.

Aeroport

Fillimisht, avioni me emigrantë u ul në Aeroportin e Rinasit dhe prej andej, u nis drejt Kukësit, pasi ky i fundit në atë kohë nuk kishte përmbushur fluturimet e nevojshme për të marrë çertifikimin zyrtar. Kjo periudhë kohe, nga 18 Prilli deri në mes të Korrikut, shërbeu për të lidhur marrëveshje me kompanitë për fluturimet ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë disa ditë më parë në rrjetet sociale, për ata që ishin skeptikë për funksionimin e këtij aeroporti. Ky aeroport pritet të japë një frymë dhe zhvillim tjetër të zonës, por edhe një mundësi të mirë për shumë kosovarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër apo në vende të tjera.

Aeroport