Pukë: Arrestohen 4 persona për kultivim kanabisi

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë. Ata u akuzuan për kultivimin e kanabisit në Pukë. Të arrestuarit janë E.H., 31 vjeç, A.L., 25 vjeç dhe J.H., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe M.F., 17 vjeç, banues në Kukës. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur "Perroi i Goskës", në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative Qafë Mali, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar. Ata kishin përgatitur kube me fidanë kanabis sativa për kultivim.

Kanabis

“Operacioni policor i koduar ‘Goska’ u finalizua. Janë arrestuar në flagrancë katër shtetas, të cilët u kapën në një përpjekje për të kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Lajthiza. Në vijim të punës për parandalimin, identifikimin e përpjekjeve për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit territorial, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Goska’, në të cilin u kapën qytetarët dhe arrestuar në flagrancë: EH, 31 vjeç, AL, 25 vjeç dhe JH, 33 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe MF, 17 vjeç, banues në Kukës”, njoftoi policia.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur ‘Perroi i Goskës’, në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative ‘Qafë Mali’, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin përgatitur kubat me fidanë kanabis sativa për kultivim. Materialet procedurale u përcollën për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ e kryer në bashkëpunim”, theksoi policia.