COVID-19: VAKSINA NGA NOVAVAX 89 PËRQIND EFIKASE

Një vaksinë eksperimentale kundër Covid-19 mund të ofrojë mbrojtje më të fortë sipas studimeve të kryera në Britaninë e Madhe dhe në Afrikën e Jugut, theksoi Novavax. Vaksina me bazë proteine është 89.3 përqind efektive në parandalimin e koronavirusit sipas studimeve në Britaninë e Madhe, ku janë regjistruar më tepër se 15,000 persona të moshave 18-84 vjeç, nga të cilët 27 përqind ishin më të moshuar se 65 vjeç, shtoi Novavax. NVX-CoV2373 është vaksina e parë që demonstron jo vetëm efikasitet të lartë klinik kundër Covid-19 por gjithashtu efikasitet të konsiderueshëm klinik edhe ndaj varianteve që shfaqen në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut, deklaroi Stanley Erck, presidenti dhe shefi ekzekutiv i firmës bioteknologjike. Efikasiteti është gjithashtu jashtëzakonisht inkurajues. Kjo është një arritje, që do të sigurojë mbrojtjen e individëve në Britaninë e Madhe.

Etiketim

Covid-19