Shqipëria do të përdorë dronë inteligjentë për mbledhjen e të dhënave për bujqësinë

Autoritetet e Shqipërisë do të jenë në gjendje të mbledhin informacione mbi parcelat e tokës së punueshme në të gjithë territorin me anë të fotografive të hollësishme ajrore nga dronët super inteligjentë, u shpreh të mërkurën kryeministri Edi Rama. Sipas kreut të qeverisë, informacioni do të sigurohet mbi të korrat e mbjella nga fermerët shqiptarë në çdo metër katror.

“Me dronët super inteligjentë, ne do të jemi në gjendje të kemi informacionë të plotë për sipërfaqen e tokës së punueshme në Shqipëri dhe të kemi fotografi të hollësishme ajrore deri në centimetrin e fundit për të na treguar jo vetëm sa tokë të punueshme kemi sot, por edhe cilat kultura kemi në çdo metër katror”, deklaroi Edi Rama.

Rama

“Ronald Reagan gjithmonë përsëriste një anekdotë që nëntë fjalët më të tmerrshme në anglisht janë nga qeveria dhe unë erdha për të ndihmuar. Me këtë ai nënkuptonte se është individi në radhë të parë, ai që vendos fatin e tij dhe qeveria është atje për të ndihmuar dhe mbështetur çdo individ, që tërheq qeverinë nga pas. Kjo ka një vlerë të drejtpërdrejtë si koncept kur bëhet fjalë për bujqësinë. Nëse fermerët nuk e tërheqin qeverinë nga pas, nuk ka sukses. Nëse fermerët tërheqin qeverinë, qeveria është vënë në provë”, theksoi Kryeministri Rama.

Të martën u raportua se Shqipëria do të ketë dronë ushtarakë të teknologjisë së fundit për herë të parë, pasi tashmë është konkretizuar marrëveshja për blerjen e dronëve ushtarakë në Turqi. Pasi shpenzoi 8 milionë euro për këtë blerje të tipit super inteligjent IHA dhe SIHA të prodhuar nga "Baykar Defense" në dronët e Turqisë. Më parë, mediat turke shkruanin se në fakt dronët e tipit SIHA, që veprojnë me armë të prodhuara nga inxhinierët turq veprojnë si forcë goditëse, pasi kanë municion të integruar, ndërsa dronët e tipit IHA funksionojnë pa armë dhe shërbejnë për të monitoruar dhe mbledhur informacione.