Arrestohet një shqiptare pas përpjekjes për të hyrë në Greqi me test të rremë kundër Covid-19

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare u arrestua të Martën pasdite, në Evzoni, Kilkis, në kufirin Grek me Maqedoninë e Veriut, ndërsa përpiqej të përpiqej të hynte në Greqi me një test të rremë kundër Covid-19. Gjatë kontrollit të pasaportës, e arrestuara paraqiti në polici një vërtetim negativ të rremë diagnostikimi ndaj koronavirusit. Përveç ndalimit, u ngrit një raport, që çoi në fillimin e ndjekjes penale kundër saj, ndërsa testi i rremë u konfiskua.

Test

Shteti fqinj ka vendosur lejimin e kalimit të të gjithë qytetarëve si për qëllime familjare dhe turistike, bazuar edhe në vendimin e Komisionit Europian, që ka përcaktuar Shqipërinë si vend të sigurtë. Pas këtij vendimi, të shumtë kanë qenë qytetarët, të cilët janë nisur drejt Greqisë. Për të kaluar drejt vendit fqinj të gjithë udhëtarët duhet të jenë të pajisur me formularin Plf dhe çertifikatë vaksinimi, test PCR.

Për fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si për të rriturit. Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse. Deri më tani mbeten në fuqi kuotat prej 1500 persona në ditë në Kakavijë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi i lëvizjeve.

Etiketim

Arrestim Greqi test