Digjen 20 hektarë pyje me pisha në malin e Tomorrit

Zjarrimalin Tomorr ka hyrë në ditën e katërt këtë të Enjte, pasi era e fortë e së Mërkurës në mbrëmje dhe temperaturat e larta kanë bërë që të përhapet edhe më tepër. Burime zyrtare nga Departamenti i Zjarrfikësve kanë konfirmuar se rreth 20 hektarë pyje me pisha janë djegur deri më tani. Përveç erës, terreni shumë i vështirë malor e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve për lokalizimin e zjarrit.

Mal

Ndërsa sot kanë mbërritur forcat e ushtrisë për të ndihmuar zjarrfikësit. Dy helikopterë kanë hedhur ujë 24 herë në të dy zonat, ku zjarret janë përhapur dhe po vazhdojnë përsëri. Por edhe kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të neutralizuar zjarret, që u përhapën me shpejtësi nga era.

Stina e nxehtë e verës mbart gjithnjë me vete edhe rrezikun e zjarreve massive, që ndodhin në pyjet e Shqipërisë. Zjarret massive janë edhe burim i jashtëzakonshëm ndotjeje ambjentale duke u shndërruar në faktor pengues për zhvillimin. Zjarret në këto zona shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme gjatë sezonit të verës.