Forumi i Prespës: Kurti hedh poshtë iniciativën Mini-Shengen

Për Kosovën, Mini-Shengeni është një iniciativë pa vizione për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Albin Kurti, ndërsa foli në Forumin e Prespës, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, u shpreh se ata nuk duhet të dilnin jashtë axhendës së Bashkimit Evropian. Kurti deklaroi, ndër të tjera, se pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet, që nuk e duan NATO-n ose mbështesin Federatën Ruse.

Kurti

“Ajo që nuk duhet të bëjmë është të shmangim përgjegjësitë tona me veprime që krijojnë konfuzion dhe lejojnë palët e tjera ta shfrytëzojnë atë. Kjo është ideja e Mini-Schengenit, që është një iniciativë, që nuk ka vizion për rajonin. Si e tillë Kosova e refuzon fuqimisht atë dhe inkurajon të gjithëve që të kthehemi në axhendën e BE-së”, deklaroi Albin Kurti.

“Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet, që nuk e duan NATO-n ose mbështesin Federatën Ruse. Në Tiranë, në takimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, propozova një strukturë, që sjell progres për të gjithë ne”, theksoi ai. Më parë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk do t'i lutet Bashkimit Evropian për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.