Dy të arrestuar me municion kokaine në Durrës

Policia e Durrësit ka sekuestruar qinda doza heroine, fishek dhe para të marrura në mënyrë të paligjshme, si dhe u arrestuan dy poseduesit e tyre.

 Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet F.S., 27 vjec, dhe A.D., 41 vjec, të cilët u gjetën me qindar doza kokainë me peshë në total 223 gram, 640.000 lekë të cilat dyshohen se janë marrë përmes tregtimit te drogës dhe fishekve.

Ata u kapën në kuader të operacionit policor me emrin e koduar “Hera e Fundit”, dhe tani qytetarët e arrestuar do të përballen me akuzat kriminale “Prodhimi dhe posedimi i muicioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e substancave narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre u bë në lagjen nr. 18, Durrës, ku shërbimet policore kapën në flagrancë shtetasin A.D., ku gjatë kontrollit fizik, u gjetën disa doza heroine të cilat po I u jipeshin shtetasit F.S., me qëllim shitjen e tyre.

Etiketim

lajmi