Ministrja e Shëndetësisë bën thirrje për sa më tepër vaksinime gjatë verës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë ditën e Premte për sa më tepër vaksina kundër Covid-19 gjatë muajve të verës. Sipas Manastirliut, kjo shkallë e vaksinimit është thelbësore për të përballuar mutacionet e reja të mundshme të patogjenit dhe vjeshtën e ardhshme. "Sa më tepër qytetarë të mbrohen gjatë muajve të verës, aq më mirë do të jemi në gjendje të përballojmë variantet e reja të mundshme të Covid-19 dhe vjeshtën e ardhshme", deklaroi Ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu

Fushata e vaksinimit filloi në muajin janar. Vaksinat, që po aplikohen në Shqipëri janë Pfizer, AstraZeneca si dhe Sinovac dhe Sputnik V. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 955,498 doza të vaksinave kundër Covid-19.  Procesi i vaksinimit po vijon të kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve, që të mos lenë pas dore asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim të kontaktojnë mjekun e familjes.