Ndërron jetë Raffaella Carra në moshën 78-vjeçare

Raffaella Carra, një nga personalitetet më produktive të muzikës dhe mediasItali ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmi u konfirmua sot nga Sergio Japino, partneri i saj shumëvjeçar. “Raffaella na ka lënë. Ajo ka shkuar në një botë më të mirë, ku njerëzia e saj, e qeshura e saj dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”, sipas deklaratës së Sergios. “Forca e saj e pandalshme, një vullnet i hekurt, që nuk e ka braktisur kurrë deri në fund duke u siguruar që asnjë nga vuajtjet e saj të thella të mos dilte jashtë”, theksohet në deklaratë.

Rafaella

E lindur në Bolonjë, më 18 qershor 1943, Raffaella filloi karrierën si aktore filmi në moshën nëntë vjeçare në filmin “Tormento del passato” (Vuajtja e së kaluarës). Më vonë, ajo u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku luajti në “Express” të Von Ryan së bashku me Frank Sinatra. Në vitet 60 dhe 70, ajo filloi një karrierë si këngëtare. Disa nga hitet e saj më të mëdha ishin "Tuca Tuca", "Tanti Auguri" dhe "A far l'amore comincia tu", që ishte në disa gjuhë të tjera anglisht dhe turqisht. Ajo gjithashtu regjistroi këngë në Spanjisht.

Rafaella

Rafaella ishte e njohur edhe si një prezantuese televizive. Ajo prezantoi shfaqje të tilla si "Canzonissima" dhe "Carramba Che sorpresa". Ajo prezantoi Festivalin e Sanremos në vitin 2001 dhe ishte një trajnere në The Voice of Italy për tre sezone. Rafaella ishte një fanse e Eurovisionit dhe ishte një nga forcat shtytëse pas kthimit të Italisë në garë në vitin 2011, ku ajo ishte një nga komentatoret për shikuesit italianë dhe ishte gjithashtu zëdhënëse e pikëve italiane për atë vit. U përfol se do të priste Eurovision 2022 në Itali.