Mbi 16,000 doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë në Shqipëri

Si pjesë e procesit të vaksinimit kundër Covid-19, 16,000 doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë në Shqipëri këtë të hënë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale mbërritjen e vaksinave, që do të shërbejnë për të vazhduar procedurën në vend. “Mbi 16 mijë doza të vaksinës Pfizer pritet të mbërrijnë të hënën në Shqipëri duke vazhduar shpërndarjen sipas kalendarit të vaksinave kundër Covid-19, për të rritur mbrojtjen e sa më shumë qytetarëve nga sëmundja. Shqipëria po buzëqesh”, shkruan Manastirliu.

Pfizer

Ministrja u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë për sa më tepër vaksina kundër Covid-19 gjatë muajve të verës. Sipas Manastirliut, kjo shkallë e vaksinimit është thelbësore për të përballuar mutacionet e reja të mundshme të patogjenit vjeshtën e ardhshme. “Sa më tepër qytetarë të mbrohen gjatë muajve të verës, aq më në gjendje do të jemi të përballojmë variantet e reja të mundshme të Covid-19 dhe vjeshtën e ardhshme”, theksoi ajo. Fushata e vaksinimit filloi në muajin janar. Vaksinat, që po aplikohen në Shqipëri janë Pfizer, AstraZeneca si dhe Sinovac dhe Sputnik V.