Gjirokastër: Identifikohen dy raste me variantin e ri Delta

Dy raste me simptoma të ngjashme të variantit të ri Delta dyshohet të jenë identifikuar në qarkun e Gjirokstrës. Bëhet fjalë për një studente të ardhur nga jashtë një ditë më parë, nga fshati Asim Zeneli. Studentja ka shfaqur komplikacione dhe simptoma të ngjashme me atë të tipit indian të koronavirusit.

Delta

Ndërsa rasti i dytë është regjistruar në Përmet. Bëhet fjalë për një burrë 45 vjeç. I ardhur gjithashtu nga jashtë vendit. Të dy rastet po trajtohen në banesë. Deri më tani gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar. Ndërkohë po pritet përgjigja e analizës nga Anglia.