- 03 - 06 - 2023
Një 38-vjeçar ka humbur jetën si rezultat i një aksidenti, që ndodhi ditën e Premte, në mëngjes, pranë fshatit Dushar, në zonën e Lozhanit, në Maliq. Një kamion i tipit IFA, i ngarkuar me dru doli nga rruga. Më pas u përmbys dhe për pasojë ka zënë poshtë një person, i cili ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është Marsel Nazifi, Drejtori i Shërbimit Pyjor të Komunës së Maliqit. Sipas të dhënave, viktima ishte pasagjer. Ai u hodh për të shpëtuar, por fatkeqësisht ka gjetur vdekjen. Viktima ishte i shoqëruar me 4 persona të tjerë, për të cilët ende nuk ka informacione. Zjarrfikësit, së bashku me policinë janë aktualisht në vendin e ngjarjes. Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorët e fshatit.