Ndahet nga jeta poeti Uran Kostreci në moshën 83-vjeçare për shkak të Covid-19

Shkrimtari dhe poeti Uran Kostreci, i cili arriti të mbijetonte nga burgjet e diktaturës shqiptare për rreth 20 vjet ka ndërruar jetë ditën e hënë, pasi u infektua nga koronavirusi. Bazuar në informacionet, poeti u infektua me Covid-19 dhe iu nënshtrua një operacioni, që e përkeqësoi gjendjen e tij shëndetësore dhe që rezultoi me vdekjen e shkrimtarit. Sidoqoftë, Kostreci në moshë të re i mbijetoi diktaturës shqiptare përmes fuqisë së mendjes së tij dhe vendosmërisë së plotë për të mos iu nënshtruar padrejtësive përreth tij.

Kostreci

“Strategjitë e tij adaptive për të ruajtur mendjen e tij të shëndoshë u përfshinë në një poezi prej 88 faqesh në kujtesë, e shkruajtur gjatë 20 viteve mes burgjeve të Tiranës, Burrelit dhe kampeve të internimit në Tiranë, Laç, Elbasan dhe Kurtaj. Kjo krenari dhe refuzimi për t'iu nënshtruar dorës së armiqve mund ta kishte shpëtuar atë nga vija e pushkatimit", sipas deklaratës.

“Ai ishte 43 vjeç, kur u lirua nga burgu dhe u dërgua në fshatin Kurtaj për të punuar në fusha. Fshatarët u udhëzuan posaçërisht, që të mos flisnin me të. Mbijetesa e tij i atribuohet besimit të tij në Zot dhe një urrejtjeje ndaj diktaturës. Të jetosh me ndjenja kaq të forta është ajo, që na shpëtoi, do të thoshte poeti”, theksohet në deklaratë.

Etiketim

Covid-19 vdekje poet