Zjarr masiv në Gjirokastër rrezik për shpërthim predhash dhe municionesh

Një zjarr masiv shpërtheu këtë të martë në një ngastër toke. Ngjarja ndodhi në lagjen “Zinxhira” të qytetit të Gjirokastrës. Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Ata bënë të mundur shmangien e ndonjë situate tragjike. Zjarrfikësit u përballën me tre predha kineze të pashpërthyera si dhe një sasi të konsiderueshme municioni.

Predha

Pas këtij zbulimi, policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes. Hoqi predhat dhe municionet, që mund të kishin shkaktuar një situatë fatale dhe të plagosur nëse do të kishin shpërthyer. “Sidoqoftë, predhat dhe municionet ishin të vendosura pranë zonës së banimit. Ato ishin vendosur aty që nga viti 1997”, sipas specialistëve të Policisë Kriminale.