Kryeministri Edi Rama kritikon Bullgarinë për bllokimin e bisedimeve të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër ditën e mërkurë Bullgarinë, që po mban veton në fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut, megjithë presionin në rritje nga Bashkimi Evropian. Në fjalimin, që zhvilloi gjatë edicionit të 23-të të "Symi Symposium" në Athinë, Kryeministri Rama u shpreh se në këtë rast Bullgaria përdori politikën lokale për të bllokuar vendet e tjera të Ballkanit dhe ky qëndrim është rezultat i asaj që ka mësuar në Bashkimin Evropian nga “peshku i madh”.

“Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj që Bullgaria ka mësuar nga të mëdhenjtë në BE. Bullgaria mësoi se mund të përdorni politikën lokale për të bllokuar të tjerët. Nuk doja ta përmendja, por ju nuk jeni i vetmi në Ballkan. Ne jemi peng i nacionalizmit të BE-së”, deklaroi Edi Rama.

Edi Rama

“Rruga e integrimit për Ballkanin Perëndimor po rritet në varësi të nacionalizmit të BE-së. Kur flas për nacionalizëm, jam duke folur për ato vende të rëndësishme që mbajnë peng liderët, të cilët nuk janë ende nacionalistë dhe bien pre e këtyre lojërave të përdorimit të KE-së për të shtrydhur vendet e Ballkanit për të treguar muskujt në vendet e tyre. KE nuk ka një vendim koheziv. Është një vend ku luhen lojëra të liderëve jo-nacionalistë. Bullgaria është një dëm kolateral në këtë drejtim”, theksoi Kryeministri shqiptar.