Tiranë: Zjarr në një magazinë Shtetërore

Një zjarr ka përfshirë një magazinë shtetërore në zonën e Lundrës, në Tiranë, këtë të Premte në mbrëmje duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Media lokale raportoi se në magazinën e përfshirë nga zjarri ruheshin materiale zgjedhore, ndërsa flakët u vunë nën kontroll nga 4 zjarrfikëse. Bazuar në raportet në terren, disa bateri dhe karrige u dogjën nga zjarri, por asnjë dokument nuk u dëmtua.

Zjarr

Ndërkohë, policia theksoi se dyshohet se zjarri vinte nga nxehtësia e madhe e disa baterive. Nga ana e tij, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e zjarrit. “Më 15,07,2021, rreth orës 19:30, në Lundër, një zjarr shpërtheu në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes shërbimet e zjarrfikësve kanë vënë nën kontroll flakët dhe po punojnë për t'i shuar ato”, njoftoi policia.

Në një njoftim KQZ theksoi se në këtë magazinë ka pasur materiale të vjetra të nxjerra jashtë përdorimit. Sipas KQZ-së, materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër, që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 Prillit janë ruajtur në një ambient tjetër, që nuk ka lidhje me ambientin, ku ka rënë zjarri.