Durrës: Një qytetar vdes nga rryma elektrike ndërsa peshkonte

Një banor nga zona e Sukthit ka ndërruar jetë këtë të hënë, pasdite. Mësohet se ai ra në kontakt me energjinë elektrike. Qytetari ishte duke peshkuar në fshatin Juba, të Qarkut të Durrësit, njoftuan autoritetet.

Erzen

Informacioni paraprak nga policia zbuloi se shtetasi me inicialet A.Ç., 55 vjeç ishte aksidentuar nga rryma elektrike. Ai po përpiqej të kapte peshk në lumin Erzen. Ndërkohë, hetuesit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Po punohet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

“Më 19,07,2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A.Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, ndërsa po peshkonte në lumin Erzen, ra në kontakt me telat elektrik. Për pasojë ndërroi jetë”, njoftoi policia.