Një i vdekur pas një aksidenti të rëndë në Mirditë

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte, në Mirditë, ku u përfshinë një autobus dhe një automjet “Land Rover”. Si pasojë një person ka humbur jetën. Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth këtij aksidenti. Burimet sugjerojnë se viktima është një 57-vjeçar nga Kosova, i cili humbi jetën nga përplasja mes autobusit dhe automjetit “Land Rover”.

Aksident

Raportet nga terreni zbuluan se i ndjeri ndodhej në automjetin e tij në momentin e aksidentit së bashku me djalin e tij, i cili u plagos për shkak të përplasjes së fortë. Sidoqoftë, pas aksidentit, viktima Hysen Selitaj u dërgua në Spitalin e Rreshenit për mjekime, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Nga ana tjetër, për fat të mirë drejtuesi i autobusit dhe pasagjerët nuk u lënduan.

Në vendngjarje, automjeti “Land Rover” duket pothuajse i shkatërruar plotësisht, ndërsa autobusi gjithashtu ka pësuar dëmtime të mëdha. Drejtuesi i këtij të fundit u shoqërua në stacionin e policisë. “Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, autobusi u përplas me një automjet tip ‘Land Rover’ me targa italiane, ku si rezultat humbi jetën drejtuesi i automjetit”, theksoi policia.