- 29 - 03 - 2023
Tre automjete u përfshinë në një aksident, që ndodhi pasditen e kësaj të marte, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, në segmentin e rrugor Librazhd-Elbasan. Burimet konfirmuan se aksidenti ndodhi rreth orës 17:35. Dyshohet se shkaku mund të ketë qenë përpjekja e një nga automjetet për të parakaluar.
Për fat të mirë, nuk kishte viktima. Ndërsa dy persona pësuan lëndime të lehta. Të tre automjetet pësuan dëme të mëdha materiale. Ndërkohë, trafiku është paralizuar plotësisht për shkak të aksidentit. Shërbimet e Policisë Rrugore po punojnë për të rivendosur normalitetin. Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar të dy anët e rrugës.