Humb jetën një pushues në plazhin e Golemit

Një pushues ka ndërruar jetë. Mësohet se ai u mbyt, ndërsa po lahej në det. Ngjarja ndodhi në plazhin e Golemit, në Kavajë, njoftoi të mërkurën Policia e Shtetit. Bazuar në informacionet paraprake nga organet e rendit, viktima është shtetasi me iniciale XH.K., 67 vjeç.

Plazh

Ndërkohë, grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. “Më 21,07,2021, rreth orës 14:45, në plazhin e Golemit ndërroi jetë shtetasi Xh.K. 67 vjeç. Dyshohet se është mbytur duke u larë në det”, theksoi policia. Plazhi i Durrësit vazhdon të mbetet ndër të preferuarit e vizitorëve.

Etiketim

vdekje plazh Golem