Zjarr në Kodrat e Dukatit në Vlorë

Një zjarr ka shpërthyer këtë të Mërkurë pasdite, në Kodrat e Dukatit në Qarkun e Vlorës. Zjarri ka djegur një zonë të gjerë pishash dhe shkurresh. Sipas informacioneve, situata në Kodrat e Dukatit u përkeqësua pasi ka qenë e vështirë për zjarrfikësit të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë. Edhe më herët, zjarre të shumta janë regjistruar në zona të ndryshme të Shqipërisë. Ato mund të kenë shpërthyer kryesisht për shkak të temperaturave të larta. Megjithëse koha ka qenë mjaft e papërshtatshme për ndezjen e flakëve gjatë dy ditëve të fundit.

Zjarr

Stina e nxehtë e verës mbart gjithnjë me vete edhe rrezikun e zjarreve masive, që ndodhin në pyjet e Shqipërisë. Zjarren masive janë edhe burim i jashtëzakonshëm ndotjeje ambjentale duke u shndërruar në faktor pengues për zhvillimin. Zjarret në këto zona shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme gjatë sezonit të verës.