Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

Pa asnjë tifoz të pranishëm dhe një numër të reduktuar atletësh, të cilët morën pjesë në paradë, Ceremonia e Hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios filloi zyrtarisht Lojërat Verore ditën e Premte. Ndërsa ylli i tenisit Naomi Osaka ndezi flakën olimpike. Vajza e një nëne japoneze dhe babai Haitian-Amerikan, Osaka lindi në Japoni, por u zhvendos në SHBA, që kur ishte tre vjeçe.

Ceremonia

Në fillim të këtij muaji duke përmendur shëndetin e saj mendor, Osaka u tërhoq nga “French Open” duke zbuluar më pas se ajo kishte “pësuar periudha të gjata depresioni”, që kur fitoi titullin e saj të parë të Grand Slam në 2018. Ajo më vonë gjithashtu u tërhoq nga Wimbledon. Ceremonia u mbyll rreth mesnatës në Japoni, ndërsa një mori fishekzjarresh spektakolarë ndriçuan qiellin e Tokios.

Ndërsa ceremonitë e hapjes së Lojërave Olimpike zakonisht vihen në skenë përpara stendave të mbushura, spektatorët u mbajtën larg në Tokio. Sipas organizatorëve të “Tokyo 2020”, 950 persona morën pjesë në ceremoninë e hapjes, vetëm një pjesë e vogël në një vend me një kapacitet prej 68,000 persona dhe 206 delegacione morën pjesë në paradë. Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron ishin gjithashtu të pranishëm.