Tërmet prej 2,8 ballësh në Detin Adriatik 30km në veri të Durrësit

Një tërmet me magnitude prej 2,8 ballë është regjistruar mëngjesin e sotëm. Epiqendra e tërmetit ka qenë 30 km, në veri të Durrësit. Tërmeti është ndjerë rreth orës 04:27. Nuk është raportuar për dëme në njerëz apo materiale.

Termet

Shqipëria shtrihet përtej kufirit konvergjent mes Pllakës Euroaziane dhe Adriatikut, pjesë e zonës komplekse të përplasjes me Pllakën Afrikane. Struktura e pjesës perëndimore të Shqipërisë mbizotërohet nga tektonika aktive. Rajoni është sizmikisht aktiv. Në vitin 1979, tërmeti më i fuqishëm goditi 70 km. Tërmeti arriti deri në Mal të Zi duke shkaktuar 136 të vdekur.