Sekuestrohet kokainë në portin e Durrësit

Autoritetet vijojnë të sekuestrojnë sasi kokaine në Portin e Durrësit. Mësohet se ditën e Premte janë sekuestruar 6,5 kilogramë kokainë. Sipas informacioneve, sasia e kokainës ishte e vendosur në një nga kontejnerët, që kishin mbërritur për kompaninë “Alba Exotic Fruit”.

“Anëtarët e Task Forcës së Përhershme, që operojnë në Portin e Durrësit kontrolluan 10 kontejnerë derisa gjetën lëndën narkotike”, njoftoi policia. Më tepër dritë është hedhur mbi kokainën e gjetur në Portin e Durrësit ditën e Premte pasdite. Kontejneri, ku u gjet droga ishte i ngarkuar me fruta ekzotike dhe vinte nga Ekuadori.

Durres

Raportet në terren zbuluan se kontejnerët me fruta të kompanive shqiptare të import-eksportit përdoren si një mjet për kontrabandën e kokainës. Veprimet u kryen në kuadër të operacionit "Rada" të nisur më 13 korrik, kur u gjetën dhe sekuestruan 11 kg dhe 675 gr kokainë në Portin e Durrësit. “Në fillim të operacionit, më 13.07.2021 është arrestuar në flagrancë shtetasi B.G., menaxheri i firmës dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës, shtetasi E.D.”, theksoi policia.

Etiketim

Durrës kokainë port