Britani e Madhe: Përmbytje në Londër

Automjete të bllokuara në rrugët, që janë kthyer në lumenj. Pasagjerët e autobusëve, të cilët arrijnë të gjejnë shpëtim përmes gomoneve. Stacionet e trenit të zhytur nën ujë. Skenat tashmë të njohura të një qyteti të goditur nga përmbytjet, që kanë prekur Londrën gjatë fundjavës.

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur pjesë të kryeqytetit të Britanisë së Madhe. Dy spitale të Londrës kthyen pacientët, pasi ishin përmbytur gjatë fundjavës. Ishte një skenë brutale, që edhe disa nga qytetet më të pasura të botës nuk janë të përgatitura për rrezikun e këtij lloji të motit ekstrem, që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm dhe më i ashpër për shkak të ndryshimit të klimës.

permbytje

Ekspertët e klimës dhe infrastrukturës kanë paralajmëruar për vite me radhë se Londra, si shumë qytete të tjera të mëdha, nuk janë gati për ndryshimet e klimës. Sipas autoriteteve londineze, 17% e Londrës po përballet me rrezik të lartë ose të mesëm për shkak të përmbytjeve. Qyteti ka ndërtuar një sistem gjigant mbrojtës nga përmbytja e lumit Thames me rritjen e baticës, por pengesat nuk ndihmojnë shumë kur bëhet fjalë për përmbytje të shkaktuara nga reshje të dendura e të papritura për shkak të ngritjes së temperaturave.