Shkodër: Një vajzë e vogël mbytet në lumin Buna

Një vajzë 13-vjeçare u mbyt në ujërat e lumit Buna, pranë fshatit Zues, në Shkodër, këtë të Martë. Policia e Shtetit njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 15:45. Ndërsa viktima e re u konfirmua si shtetase me iniciale Z.L. dhe ishte banore e fshatit Oblikë në Shkodër.  Mësohet se vajza, e cila u mbyt ishte e shoqëruar nga familjarët, të cilët po laheshin në lumë në kohën e incidentit. Pas ngjarjes së rëndë, shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje. Po hetohet për të zbuluar dhe sqaruar se çfarë ndodhi me 13-vjeçaren, e cila u mbyt.

Buna

“Më 27.07.2021, rreth orës 15:45, në lumin Buna në vendin e quajtur fshati Zues, Shkodër, shtetasja Z.L., 13 vjeçe, banuese në Oblikë, Shkodër u mbyt ndërsa po lahej në lumë”, theksoi policia. Policia e Shkodrës ka organizuar një operacion për kërkimin e trupit të pajetë të vajzës 13-vjeçare. Mësohet se uniformat blu po kërkojnë me anije dhe polumbarë përgjatë lumit për të zbuluar ndonjë gjurmë të së miturës, e cila u rrëmbye nga rrymat e lumit.