Tiranë: Sekuestrohet kokainë gjatë një operacioni policor të antidrogës

Sektori i Policisë së Tiranës për Hetimin e Narkotikëve ka kryer mesditën e së martës një operacion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni policor rezultoi me sekuestrimin e 1 kilogram dhe 128 gramë kokainë dhe shoqëroi disa persona.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndaluan një automjet për ta kontrolluar. Drejtuesi i automjetit nuk iu bind urdhrit të policëve për të hapur dyert e automjetit dhe u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e policëve. Pas disa minutash ndjekje nga Policia u bë e mundur bllokimi i automjetit. Drejtuesi i tij u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Policia

“Hetuesit tashmë po analizojnë veprimet e drejtuesit të automjetit dhe arsyen për kundërshtimin e urdhrit të oficerëve të policisë. Sidoqoftë, operacioni është duke vazhduar. Në fund të veprimeve para hetimore do të ketë një deklaratë përfundimtare për mediat dhe publikun”, sipas policisë.