Takim Rama-Vuçiç-Zaev në Shkup për "Ballkan Schengen" pa Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut për një vizitë zyrtare. Këtë të Mërkurë pasdite, së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev zhvilluan një shëtitje në rrugët e Shkupit, drejt qendrës së qytetit. Gjatë ecjes, ku ishte i pranishëm edhe Petre Shilegov, Kryetari i Bashkisë së Shkupit, ata u ndaluan disa herë para qytetarëve, të cilët i takuan. Madje u kërkuan atyre të bënin fotografi dhe gjithashtu morën përshëndetje nga baret dhe restorantet.

Minishengen

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, vizita e Kreut të qeverisë në Shkup është pjesë e Forumit Ekonomik në kuadër të “Ballkanit të Bashkuar”. Ndoshta do të jetë emri i ri i asaj, që deri më tani njihet si “Minishengen”, ose “Schengen i Ballkanit”. Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Shkupit ditën e Enjte, bazuar në njoftimin e Zyrës së Qeverisë së Kosovës. “Pikëpamjet tona mbi idenë e Novi Sad, të ashtuquajturit ‘Minishengen’ janë tashmë të njohura. Kjo iniciativë nuk ka miratimin tonë”, theksoi Zyra e Kryeministrit të Kosovës.