Krujë: Arrestohen babë e bir për kultivim droge

Policia e Krujës ka identifikuar dhe goditur një çështje të kultivimit të kanabisit në fshatin Zall. Janë prangosur ditën e mërkurë dy shtetas, babë e bir, për akuzën penale të kultivimit të narkotikëve. Sipas policisë, janë arrestuar në flagrancë shtetasit L.L 46 vjeç dhe K.L. 17 vjeç, banorë të fshatit Zallë, në Krujë. Ishin të dyshuar për kultivimin e fidanëve të kanabisit, që u gjetën gjatë kontrollit në një pronë publike.

Policia

Ndërkohë, materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Krujës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim. “Kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Komisariate vazhdojnë për të goditur veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Pas kontrolleve, shërbimet e Policisë së Krujës, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit kanë identifikuar dhe goditur një rast të tentimit të kultivimit të bimëve narkotike në Krujë”, njoftoi policia.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë të Krujës arrestuan në flagrance shtetasit L.L 46 vjeç dhe K.L. 17 vjeç, banorë në fshatin Zallë, Krujë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanët e dyshuar cannabis sativa, që janë gjetur gjatë kontrollit në një prone publike. Materialet i kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike”, theksoi policia.